Njoftime > >
Për të gjithë operatorët ekonomikë dhe individët që operojnë me import/eksport mallrash e për rrjedhojë me procedurat doganore të deklarimit të mallrave në doganë në portalin e-albania ofrohen katër shërbime të reja.
Prej datës 30 mars 2022 këto shërbime u implementuan në portalin e-albania ne rubrikën “Shërbime doganore” të kategorisë “Informim/verifikim” dhe janë të aksesueshme nga operatorët ekonomikë dhe individët pa kërkuar dokumente shtesë apo pagesë.
Konkretisht, shërbimet e reja të ofruara janë:
Statusi i deklarimit të tranzitit të mallrave, Ky shërbim i mundëson subjektit/individit që, bazuar në nenin 22 të Ligjit 102/2014 “Kodi Doganor i Republikës së Shqipërisë” i ndryshuar”, të informohet në çdo kohë duke verifikuar se në cilën nga hallkat e procesit të verifikimit dokumentar e fizik ndodhet deklarata doganore për mallrat e deklaruara nën regjimin e tranzitit. Këtu përfshihen procedurat që zbatohen për depozitimin e deklaratës doganore të tranzitit;
– në nisje (depozitim, regjistrim, nisje)
– në mbërritje (mbërritur dhe konform/jokonform)
Statusi i deklarimit doganor të mallrave, Ky shërbim i mundëson subjektit/individit që, bazuar në nenin 22 të Ligjit 102/2014 “Kodi Doganor i Republikës së Shqipërisë” i ndryshuar”, të informohet në çdo kohë duke verifikuar secilën nga hallkat e procesit (si; regjistrimi, lloji i kontrollit të përzgjedhur nga sistemi, pranimi i deklaratës doganore dhe çlirimi i mallrave) ku ndodhet deklarata doganore për mallrat e deklaruara për vendosje në qarkullim të lirë ose nën regjimet e posaçme (përjashto regjimin e tranzitit).
Statusi i Pagesave në doganë, Ky shërbim i mundëson subjektit/individit që, bazuar në nenin 22 të Ligjit 102/2014 “Kodi Doganor i Republikës së Shqipërisë” i ndryshuar”, të informohet në çdo kohë duke verifikuar nëse llogaria parapaguese e tij në doganë është kredituar për shumën e derdhur në Bankë për të vijuar më tej me procedurën e deklarimit të mallrave të importuara për vendosje në qarkullim të lirë.
Gjendja e llogarisë parapaguese në doganë, Ky shërbim i mundëson subjektit/individit që, bazuar në nenin 22 të Ligjit 102/2014 “Kodi Doganor i Republikës së Shqipërisë” i ndryshuar”, të informohet, në çdo kohë, duke verifikuar gjendjen e llogarisë parapaguese dhe lëvizjet për debitimet e saj, për të vijuar më tej me procedurën e deklarimit të mallrave të importuara për vendosje në qarkullim të lirë.