Njoftime > >
Drejtoria e Përgjitshme e Doganave Shqiptare, në zbatim të direktivave europiane, ka qënë e para ndër administrata doganore të rajonit që ka përqafuar qasjen ambientaliste lidhur me lehëtsitë fiskale për autoveturat e reja elektrike.
Për këtë arsye që në vitit 2020 është hequr pagesa e Tatimit mbi Vlerën e Shtuar(TVSH) në doganë për imporrtin e autoveturave elektrike të reja.
Kjo incentivë fiskale ka rritur prirjen e konsumatorëve shqiptarë të hedhin sytë drejt autoveturave të të ardhmes, duke u larguar nga automjetet me motor me djegie të brëndshme.
Referuar statistikave të viteve të fundit të importeve, vërejmë një rritje të trendit të importit dhe kërkesës për këto subjekte.
Megjithëse vitit 2020 ishte një vit pandemik sërisht janë importuar rreth 215 autovetura elektrike të reja, 309 në 2021 dhe pritet që për 2022 ky numër të kalojë mbi 500.
VITI COPE TVSH E PERJASHTUAR
2020 215 117,424,961 lek
2021 309 169,556,531 lek
2022 19 13,203,922 lek
Total 543 300,185,414 lek