Njoftime > >
1. Drejtoria e Përgjithshme e Doganave njofton të interesuarit/konkurrentët se kërkon të marrë me qira godinë/objekt ndërtimor për ushtrimin e veprimtarisë së një pjese të stafit të Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave, duke u bazuar në kriteret e mëposhtme:
- Të jetë objekt ndërtimor me sipërfaqe rreth 1500 m², i pershtatur për zyra të ndara e domosdoshme për ushtrimin e veprimtarisë së një pjese të stafit të Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave;
- Vendodhja e godinës të jetë brenda një rrezeje 5 km nga qendra e qytetit. Objekti të ketë ambiente të përshtatshme për zyra, parkim automjetesh dhe te jetë lehtësisht i aksesueshëm në akset kryesore rrugore.
- Objekti të ketë hapësirë parkimi për 50 mjete autovetura;
- Të ketë sipërfaqe të mjaftueshme për mbarëvajtjen e punës.
- Duke u nisur nga rëndësia e Institucionit të jetë e përshtatshme për ruajtjen e sigurisë së ambjenteve;
- Të jetë një objekt qëllimi i të cilit të jetë kryesisht për ambjente pune, jo godinë që ka destinacion bar apo hotel;
- Në objekt të jetë i siguruar furnizmi pa ndërpreje për 24 orë në 7 ditë i energjisë elektrike dhe uji, të ketë sistem ngrohje dhe ftohje të instaluar, rrjet kompjuterik, dhomë te dedikuar serverash,sistem sigurimi me kamera;
- Mirëmbajtja e ambjenteve të përbashkëta si dhe riparime të ndryshme të ambjenteve të brendshme;
- Objekti të jetë i hipotekuar dhe të ketë një Gent Plan;
- Vlera fillestare për konkurrim është 352.800 lekë (treqind e pesëdhjetë e dy mijë e tetëqind) lekë ne muaj ose 4.233.600 lekë ( katërmijë e dyqind e tridhjetë e tre mijë e gjashtëqind) në vit sipas VKM-së 469 datë 03.06.2015 referuar pasqyres llogaritëse me poshtë:
Logaritja e vlerës minimale bazuar në VKM Nr. 469, datë 03.06.2015 “Për përcaktimin e vlerës minimaleëtë cmimit te referencave të qirave të ndërtesave për qëllime tatimore”.
Bazuar në pikën 3, germa c) e cila citon: “Për 1 m2 sipërfaqe për zyrë dhe magazinë, vlera minimale e qirasë mujore është e barabartë me vlerën minimale të qirase mujore për 1 m2 siperfaqe të apartamenteve të banimit sipas zonave të Tiranës”.
Bazuar në Vkm Nr.168, datë 27.03.2019, Për disa ndryshime në Vendimin Nr.132, datë 07.03.2018 të Këshillit të Ministrave, “Për metodologjinë për përcaktimin e vlerës se taksueshme të pasurisë së paluajtshme “Ndërtesa”, e bazës së taksës për kategori specifike, natyrën dhe prioritetin e informacionit dhe të dhënave për përcaktimin e bazës së takses, si dhe të kritereve dhe rregullave për vlerësimin alternativ te detyrimit te takses”, ANEKSI 1, Çmimet mesatare referuese per metër katror sipërfaqe ndërtimi për vlerësimin e vlerës së taksueshme për banesat, pika a), nëndarja a.2), Zona 11/3 me vlerë 70.000 lekë.
70.000 lekë x 0.3% (koeficenti i cmimit të shitjes) = 210 lekë/m2
210 lekë/m2 x 1500 m2 = 315.000 Lekë në muaj
315.000 lekë në muaj x 12 muaj = 3.780.000 lekë në vit
Bazuar në pikën 3, germa ç) e cila citon: “Për 1 m2 sipërfaqe për parkim të hapur, vlera minimale e qirasë mujore është 30% e vlerës minimale të qerase mujore për 1 m2 sipërfaqe të apartamenteve të banimit, sipas zonave të Tiranës.(Parkimi mund te jetë edhe i mbyllur).
Bazuar në Vkm Nr.168, datë 27.03.2019 Për disa ndryshime në Vendimin Nr.132, datë 07.03.2018 të Këshillit të Ministrave, “Për metodologjinë për përcaktimin e vlerës së taksueshme të pasurisë së paluajtshme “Ndërtesa”, e bazës së taksës për kategori specifike, natyrën dhe prioritetin e informacionit dhe të dhënave për përcaktimin e bazës së taksës, si dhe të kritereve dhe rregullave për vlerësimin alternativ te detyrimit të taksës”, ANEKSI 1, Çmimet mesatare referuese për metër katror sipërfaqe ndërtimi për vlerësimin e vlerës së taksueshme për banesat pika a), nëndarja a.2), Zona 11/3 me vlerë 70.000 lekë.
0.3 (koeficenti i cmimit të shitjes) x 70.000 Lek/m2 = 210 Lek/m2
0.3 x 210 Lek/m2 = 63 Lek/m2
63 Lek/m2 x 600 m2 = 37.800 Lekë në muaj
37.800 Lekë në muaj x 12 muaj = 453.600 Lekë në vit
Totali mujor : 315.000 Lek në muaj + 37.800 Lek në muaj = 352.800 Lekë në muaj
Totali vjetor : 3.780.000 + 453.600 = 4.233.600 Lekë ne vit
Kriteret kualifikuese të operatorëve ekonomike pjesëmarrës
Ofertat që do të paraqesin konkurrentët për konkurrim përbëhet nga dokumentacioni i mëposhtëm:
a. kërkesa e subjektit për pjesëmarrje në konkurrim;
b. deklarata e hollësishme për vënien në funksionim të objektit, për veprimtari doganore;
c. oferta për vlerën e detyrimit mujor të qirasë;
d. formulari i sigurimit të ofertës në vlerën 2% të VFQ. Sigurimi i ofertës është i vlefshëm për 100 ditë nga afati përfundimtar për dorëzimin e ofertave.
e. vërtetimi që konfirmon shlyerjen e të gjitha detyrimeve të maturuara të energjisë elektrike të kontratave të energjisë që ka subjekti konkurrues. Mosshlyerja e detyrimeve të energjisë elektrike përbën shkak për skualifikimin e konkurruesit, përveç rastit kur rezulton se detyrimet e papaguara të energjisë elektrike, të konfirmuara në vërtetimin e lëshuar nga furnizuesi, janë në proces ankimi në gjykatë.
f. NIPT/NUIS-i, certifikata e regjistrimit dhe certifikata historike e regjistrimit të subjektit në QKR;
g. vërtetimi nga Dega e Tatimeve se subjekti ka shlyer detyrimet tatimore dhe sigurimet shoqërore;
h. vërtetime nga institucionet përkatëse që nuk është në ndjekje penale, si dhe nuk ka procese gjyqësore në lidhje me aktivitetin.
Mosparaqitja e njërit prej dokumentave të mësipërme, përbën kusht skualifikues.
2. Afati i fundit kohor për dorëzimin e ofertave konkuruese: 10 ditë pas shpalljes në buletinin e APP.