Njoftime > >
Të ardhurat për periudhën 10-mujore, janë realizuar në masën 154 miliardë lek nga 138.3 miliardë lekë të planifikuara ose rreth 15.8 Mld lek më shumë (rreth 160 Mln $ më tepër). Në krahasim me 10 Mujorin 2020 jane realizuar rreth 30.3 miliardë lek më shumë(ose rreth 300 milionë USD më tepër).
Duhet vlerësuar se dhjetë mujori Janar-Tetor 2021 ka realizmin më të lartë të çdo 10-mujori në historinë e doganave, duke kaluar edhe të ardhurat e 10-mujori të vitit 2019 me rreth 18 milionë dollarë:
Sipas të dhënave zyrtare rreth 79% e rritjes së të ardhurave vjen si rrjedhojë e rritjes ekonomike, rritjes së fluksit të importit dhe mireadministrimit, ndërsa 21% si rrjedhojë e efektit të çmimeve.
Performanca 10 mujorit për taksat kryesore të mbledhura nga administrate doganore, krahasuar me një vit më parë është si vijon:
- +3.5 mld Lek rritja e Karburantit të importit
- +3.3 Mld lek rritja e konsumit të mallrave të konsumit të përditshëm.
- +2.3 Mld lek rritje nga importi i metaleve bazë.
- +1.8 Mld lek rritje e importit te automjeteve të përdorura.
- +1 Mld lek Energji elektrike
- +880 Mln lek rritje e importit të veshje, tekstile.
- +870 Mln Lek Konstruksionet metalike
- +850 Mln lek Gaz i lengshem
- +760 Mln lek Plastika dhe artikujt e saj,, etj….
Të njëtjën ecuri kanë edhe mallrat e akcizës në periudhën Janar-Tetor, në konsum, për periudhën 2016-2021 ku efetin më të madh e ka dhënë karburarantet me 83 mijë tonë më shumë se e njëjta periudhë 10 mujore e vitit të kaluar ose rreth 20 mijë tonë më shumë se rekordi i mëparshëm i vitit 2019.