Njoftime > >
Strukturat ligjzbatuese vijojnë kontrollet e imtësishme për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë, për mosdeklarimit të të hollave në kufi.
Shërbimet e Antitrafikut në Drejtorinë e Përgjithshme të Doganave në bashkëpunim me strukturat Doganore të Rinasit dhe Policinë e Shtetit(Policinë Kufitare), në vijim të kontrolleve të imtësishme, në bazë të analizës së riskut, në hyrje të PKK Rinas, zbuluan dhe sekuestruan një shumë prej 11.960 £ të padeklaruara të udhëtarit me inicialet A.Gj.i moshës 39 vjecare.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.