Njoftime > >
Në funksion të lehtësimit të procedurave doganore dhe nxitjes së eksporteve, Drejtoria e Përgjithhsme e Doganave ka ftuar të gjitha bizneset eksportuese të aplikojnë në platformën e-Albania për marrjen e statusit të “Eksportuesit të Miratuar”.
Aplikimi kryhet në llogarinë e biznesit në E-Albania, duke zgjedhur shërbimin “Autorizim për statusin e eksportuesit të miratuar”.
Statusi i eksportuesit të miratuar i jep eksportuesit këto përparësi:
1. Reduktimin e ndjeshëm të kohës së pritjes në doganë, për lëshimin e certifikatës EUR.1.
2. Shmangien e gabimeve të mundshme gjatë plotësimit të certifiatës EUR.1, gabime këto që do të sillnin penalizim të operatorit ekonomik eksportues.
3. Reduktimin e kohës së nevojshme për plotësimin e dokumentave që shoqërojnë deklaratën doganore të eksportit.
4. Rritjen e besueshmërisë të autoriteteve doganore të vendit të destinacionit të mallit ndaj operatorëve ekonomik.
Ndërkohë Administrata Doganore mbetet në dispozicion për të asistuar bizneset e interesuara nëpërmjet kontakteve: Email sorigjina.dpd@dogana.gov.al; dhe tel +35542232988; +355684053453
Në rast të nevojës së asistencës lidhur me plotësimin e formularit të aplikimit për statusin “Eksportues i Miratuar” në platformën e-Albania bizneset mund të kontaktojnë: sistemetdogana@akshi.gov.al