Njoftime > >
Nga të dhënat zyrtare të sistemit informatik të Drejtorisë Përgjithshme të Doganave rezulton se është ulur me 55 % koha e përpunimit të deklaratave të importit për periudhën 2016-2021, konkretisht nga 197 min/deklaratë në vitin 2016, në 88 min/deklaratë në vitin 2021.
Në tabelën e mëposhtme janë marrë të gjitha deklaratat e importit dhe koha që është shpenzuar për përpunimin e tyre. Kjo kohë përfshin momentin prej të cilit regjistrohet deklarata doganore e deri në momentin në të cilin përfundon deklarata doganore. Përllogaritja matematikisht ka propabilitet gabimi 0.
Viti nr dekl koha ne min min/dav
2016 162,748 32,016,584 197
2017 182,262 32,562,645 179
2018 194,650 29,212,398 150
2019 190,348 21,960,339 115
2020 179,821 17,660,657 98
2021 222,943 19,521,182 88
Siç shikohet edhe nga tabela, koha e zhdoganimit ka ardhur në reduktim në mënyrë konstante, madje edhe gjatë kohës së pandemisë. Koha mesatare e zhdoganimit të një deklarate doganore për këtë vit është më pak se një orë e gjysëm.
Në këtë përllogaritje DPD mbështetet në të dhëna absolutisht të sakta. Këtu nuk përfshihet dhe është e pamundur matematikisht të matet koha që harxhon në kufi një kamion në institucione jashtë varësisë të Administratës Doganore, apo çdo haxhim tjetër kohe për çdo lloj arsyeje.
Vlen të theksohet se, në këtë analizë janë marrë vetëm deklaratat e importit, të cilat zënë rreth 80% të totalit të deklaratave dhe kanë kohën më të gjatë të përpunimit. Nëse do të përfshiheshin në analizë edhe deklaratat e eksportit, rezultatet do të ishin edhe më pozitive në drejtim të uljes së kohës mesatare të zhdoganimit.