HomeDogana DigjitaleSwitch to English
  • Individ
  • Biznes
  • Lehtësira dhe Përjashtime
  • Institucioni
  • Njoftime
  • Kontakt

  • Programi i Transparencës
  • Libri jeshil
  • Newsletters

Njoftime

Njoftime > >

Njoftim mbi shërbimet online

Në zbatim të Urdhrit të Kryeministrit, Nr. 153 Prot., datë 25.11.2019 “Për marrjen e masave dhe rregullimin e dispozitave ligjore për aplikimin e shërbimeve vetëm online nga data 01.01.2020”, një pjesë e aplikimeve për vendime të favorshme (autorizime, leje dhe licensa) realizohen vetëm online përmes portalit e-Albania.

Në këtë kuadër, aktualisht, Drejtoria e Përgjithshme e Doganave (që nga 1 janari 2020) operon me aplikimet on-line për shërbimet e mëposhtme:

- Aplikim për autorizim për regjim të magazinimit doganor
- Aplikim për autorizim për regjim të përpunimit aktiv
- Aplikim për autorizim për regjim të përpunimit pasiv
- Krijim profili në sistemin “Sicpatrace” për krijimin e porosive të pullave fiskale
- Modifikim profili në sistemin “Sicpatrace”, shtesë furnitori
- Modifikim profili në sistemin “Sicpatrace”, shtesë kategorie produkti
- Aplikim për autorizim për regjim të lejimit të përkohshëm me përjashtim të pjesshëm

 

Nëpërmjet këtij njoftimi bëjmë me dije se, bazuar ne Urdhërin nr.31, datë 14.06.2021 “Mbi shtimin e numrit të shërbimeve online në portalin e-Albania” duke filluar nga data 01.07.2021, qytetarët dhe bizneset mund të aplikojnë online nëpërmjet portalit e-Albania edhe për 27 shërbime të reja duke e çuar në 34 numrin total të shërbimeve që mundësohen online lidhur me vendime të favorshme të autorizuara nga administrata doganore shqiptare.

Konkretisht, pas datës 01 Korrik 2021, do të mund të aplikohet online edhe për vendimet e favorshme të mëposhtme; 

- Autorizim për magazinë fiskale prodhimi

- Autorizim për magazinë fiskale stokimi

- Autorizim për statusin e eksportuesit të miratuar

- Autorizim për përjashtim nga detyrimet doganore

- Autorizim për pritës të regjistruar

- Vendim për Informacion Detyrues të Origjinës (IDO)

- Vendim për Informacion i Detyrueshëm Tarifor (IDT)

- Vendim për Trajtim Tarifor Favorizues: për kafshët për riprodhim

- Vendim për Trajtim Tarifor Favorizues: për mallra industriale

- Vendim për Trajtim Tarifor Favorizues: për farat

- Autorizim për përjashtimin nga detyrimet e akcizës të karburantit për anijet e peshkimit

- Miratim shtese/ndryshim zyre doganore në Autorizimin për Regjimin e Përpunimit Aktiv

- Miratim shtyrje afati të regjimit të Lejimit të Përkohshëm me përjashtim të pjesshëm

- Miratim shtyrje afati të regjimit të Lejimit të Përkohshëm me përjashtim të plotë

- Miratim shtese/ndryshimi në Autorizimin për regjimit të Përpunimit Aktiv

- Autorizim për regjim të Përpunimit Aktiv të thjeshtëzuar

- Autorizim për regjim të Lejimit të Përkohshëm me përjashtim të plotë

- Autorizim për nivelin e diferencuar të pagesës së akcizës

- Autorizim për përjashtim nga TVSH për makineri dhe pajisje në funksion të realizimit të kontratave  të investimit në sektorin e përpunimit  aktiv pavarësisht nga vlera e investimit

- Autorizim për përjashtim nga TVSH për makineri dhe pajisje në funksion të realizimit të kontratave  të investimit  në sektorin  e agrobiznesit, pavarësisht nga vlera e investimit

- Autorizim për përjashtim nga TVSH për makineri dhe pajisje në funksion të realizimit të kontratave  të investimit me vlerë të barabartë ose  më të madhe se 50 milionë (pesëdhjetë milionë) lekë, të cilat nuk janë për shitje

- Vërtetimit në lidhje me detyrimet e papaguara doganore

- Autorizim për deklarim të drejtëpërdrejtë

- Licencë për agjentë doganorë

- Licencë për agjenci doganore

- Regjistri i NUIS -it në sistemin elektronik

- Autorizim për përjashtim nga TVSH dhe detyrimet doganore të karburanteve të destinuara për Trupin Diplomatik të akredituar në Republikën e Shqipërisë

 

Për të gjitha shërbimet e sipercituara, qytetarët dhe bizneset do të aplikojnë online përmes portalit e-Albania dhe janë nëpunesit e administratës doganore, të cilët kanë detyrimin për sigurimin e dokumentacionit shoqërues të nevojshëm, në rastet kur këto dokumente lëshohen nga institucione shtetërore. Kjo pasi, Sistemi i Qarkullimit të Dokumenteve me Nënshkrim Elektronik (SQDNE) mundëson komunikimin dhe shkëmbimin e këtyre dokumenteve ndërmjet institucioneve shtetërore.

 

Për sa më sipër, nga ana e administrates doganore po ndërmerren të gjitha masat e nevojshme për mbarëvajtjen normale të këtij proçesi të rëndësishëm.

Dokumenta ndihmëse

  • Njoftim per sherbimet online 

Drejtoria e Përgjithshme

Shiko vendndodhjen në hartë

Degët Doganore

Shiko vendndodhjen në hartë

Lidhje me Institucionet Kombëtare

  • Këshilli i Ministrave
  • Ministria e Financave dhe Ekonomisë
  • Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve
  • Qendra Kombëtare e Biznesit
  • Drejtoria e Përgjithshme e Policisë
  • Agjensia Kombëtare e Ushqimit
  • Qendra e Botimeve Zyrtare

Për denoncime

0800 22 22

Numër pa pagesë

Për stafin e doganave

Akseso Emailin
  • Dogana Digjitale
  • Individ
  • Biznes
  • Lehtësira dhe Përjashtime
  • Institucioni
  • Njoftime
  • Kontakt
  • Programi i Transparencës
  • Libri jeshil
  • Newsletters