Njoftime > >
Strukturat e Administratës Doganore në bashkëpunim me Policinë e Shtetit sekuestruan një sasi prej 540 mijë paketa cigaresh kontrabandë , në degën Doganore të Hanit të Hotit,Shkodër.
Pas një analize risku dhe dyshimeve të arsyeshme, mbi të dhënat e dokumentacionit shoqërues të një ngarkese me paketa cigare të mbërritura në Degën Doganore Hani Hotit, Shkoder, nga Mali i Zi, strukturat doganore ushtruan kontroll dokumentar në mjetin e tipit trajler me targa Serbe, për ngarkesën e cigareve të markave të ndryshme.
Nga kontrolli dokumentar rezultoi se e gjithë ngarkesa me paketa cigaresh ishte e pa pajisur me pullë fiskale të Republikës së Shqipërisë apo të ndonjë vendi tjeter.
Sipas përllogaritjeve nëse kjo sasi do të hidhej në treg, detyrimi doganor i mungur do të ishte 86.6 milon lekë, ndërsa penaliteti 260 milion lekë.
Trajleri së bashku me sasinë e cigareve u sekuestruan nga Administrata Doganore në bashkëpunim me Sektorin e Krimit Ekonomik, pranë Drejtorisë Vendore të Policisë , dhe u referua si rast në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprën penale “Kontrabandë me mallra që paguajnë akcizë ose me pezullim të plotë apo të pjesshëm nga detyrimet doganore ose te akcizes" te parashikuar nga neni 172 te Kodit Penal.
Gjithashtu nga strukturat e Policisë Shkodër u shpallën në kërkim administratori i shoqërisë “Plus International shpk”, shtetasi me inicialet S.S, si dhe babai i tij, pasi këta shtetas nga verifikimi i sistemit TIMS rezultojnë jashtë terrorit të Republikës së Shqipërisë.
Strukturat Doganore në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër dhe Drejtorinë e Policisë Vendore, Shkodër, po kryjnë veprimet e mëtejshme hetimore.