Njoftime > >
Numri i lartë i rasteve me covid 19, në shtetin fqinj Greqi ka çuar shtyrjen e afatit të mbylljes nga ana e palës greke të Doganës së Kristalopigi.
Nisur nga njoftimi zyrtar i Autoriteteve të Policisë Greke në PKK Kristalopigi, është njoftuar shtyrja e afatit të bllokimit të Pikës së Kalimit Kufitar Kapshticë, deri në datën 14.12.2020.
Pika e Kalimit Kristalopigi do të jetë totalisht e mbyllur për këmbësorët,automjete, autobuzat dhe kamionët, si në hyrje ashtu dhe në dalje të Greqisë.
Për të gjithë të qytetarët dhe bizneset njoftojmë se Dogana e Kakavijës vijon punën normalisht.
Dogana Shqiptare do të jetë në komunikim të vazhdueshëm për të informuar publikun dhe biznesin.
Dogana e Kapshticës u mbyll me 20 Nëntor.