Njoftime > >
Numri i lartë i rasteve me covid 19, në shtetin fqinj Greqi ka çuar në mbylljen nga ana e palës greke të Doganës së Kristalopigi.
Nisur nga njoftimi zyrtar i Autoriteteve të Policisë Greke në PKK Kristalopigi, që prej datës 20.11.2020 ora 06:00 deri në datën 04.12.2020 ora 23:59, Pika e Kalimit Kristalopigi do të jetë totalisht e mbyllur për këmbësorët,automjete, autobuzat dhe kamionët, si në hyrje ashtu dhe në dalje të Greqisë.
Për të gjithë të qytetarët dhe bizneset njoftojmë se Dogana e Kakavijës vijon punën normalisht.
Dogana Shqiptare do të jetë në komunikim të vazhdueshëm për të informuar publikun dhe biznesin.