Njoftime > >
Strukturat e Administratës Doganore në bashkëpunim me Policinë bllokuan, në Degën Doganore Durrës, 545 aparate celulare dhe një sasi vlere monetare prej 30.000 pound dhe 78.730 euro të fshehura dhe me emra të ndryshëm si dërgesa.
Sasia e mësipërme vinte nga Italia me një automjet autobus transporti udhëtarësh në drejtim të Shqipërisë, dhe sasia e celulareve dhe Cash-it nuk ishin deklaruar.
Strukturat Doganore dhe Policia po vazhdojnë procedurat për hetime të mëtejshme.