Njoftime > >
Në zbatim të VKM-së datë 10.03.2020, "Mbi marrjen e masave organizative -administrative, në kuadër të parandalimit të përhapjes së infeksionit nga covid-19", Drejtoria e Përgjitshme e Doganave, ka ndërmarrë një plan masash për shërbimet prioritare, të cilat do të ofrohen vetëm nëpërmjet shërbimit online.
Kështu me Urdhër të Drejtorit të Përgjithshëm, shërbimi doganor do të vijojë të jetë 24 orë në të gjitha Degët Doganore, sidomos ato kufitare për procedurat operacionale.
Shërbimet ndaj operatorëve ekonomikë do të kryhen vetem on-line me qëllim minimizimin e kontakteve me përfaqësuesit e operatorëve.
Shëndeti i pari!
🔴 FRIKË ASPAK, KUJDES PO!
Bashkëngjitur Urdhëri i Drejtorit të Përgjithshëm: