Njoftime > >
Në zbatim të neneve 24-26 te Ligjit nr. 102/2014, datë 31.07.2014 "Kodi Doganor I Republikës së Shqipërisë", I ndryshuar, neneve 78-88 te VKM-së nr. 651, datë 10.11.2017 " Për dispozitat zbatuese të Ligjit nr. 102/2014, datë 31.07.2014 "Kodi Doganor I Republikës së Shqipërisë", si dhe Udhëzimit Nr. 5, datë 28.03.2019 " Për zbatimin praktik të procedurave për miratimin dhe funksionimin e përfaqësimit në doganë", kreu VII, në datën 26 Shkurt 2020, ora 10.00, në ambientet e Degës Doganore Tiranë , Terminali Doganor Vorë,do të zhvillohet testimi për agjentë doganor.
Testimi do të jetë me shkrim dhe do të përmbajë pyetje mbi njohuritë e përgjithshme dhe zbatimin praktik të Kodit Doganor dhe Dispozitave Zbatuese.Minimumi i pikëve për të kaluar testimin është mbi 70 pikë.