Njoftime > >
Kontributi i çdo shqiptari, kudo në botë, është shumë i vlefshëm sot për të përballuar situatën e gjendjes së jashtëzakonshme, si pasojë e tërmetit të datës 26 nëntor.
Ministria e Financave dhe Ekonomisë informon se për çdo qytetar apo biznes që ka mundësinë të kontribuojë në ndihmë të familjeve të prekura nga tërmeti shkatërrues, Qeveria ka vendosur në dispozicion një adresë të vetme për të gjitha llojet e kontributeve. Kjo adresë mundësohet përmes portalit e-albania: https://e-albania.al/dhuro/