Njoftime > >
Në kuadër të forcimit të masave për parandalimin e lëvizjes së vlerave monetare nëpërmjet Pikave te Kalimit Kufitar, strukturat e Degës Doganore Shkodër, në bashkëpunim me Strukturat e Policisë Kufitare, kanë kryer kontrolle për pasagjerët në hyrje/dalje të RSH, me qëllim parandalimin e trafiqeve dhe lëvizjes së vlerave monetare.
Gjatë kontrolleve të kryera nga strukturat e Degës Doganore Shkodër në bashkëpunim me strukturat e Policisë, në Pikën e Kalimit Kufitar Muriqan, u konstatua dhe u ndalua shtetasi A.Q. i cili po transprtonte një vlerë në valutë të padeklaruar prej 100.000 EUR.
Drejtoria e Përgjithshme e Doganave në kuadër të forcimit të masave për parandalimin e trafiqeve, ka intesifikuar kontrollet në pikat e kalimit kufitar, si dhe i bën me dije shtetasve të cilët kalojnë në PKK të RSH për detyrimin ligjor (Ligji Nr. 9917, datë 19.05.2008 “Për Parandalimin e Pastrimit të Parave dhe Financimit të Terorrizmit”) për deklarimin e vlerave monetare, sendeve me vlerë, apo metaleve dhe gurëve të çmuar, të cilat janë me vlerë më të madhe se 1.000.000 lekë.