Njoftime > >
Strukturat Doganore në bashkëpunim me Policinë e Shtetit sekuestruan një sasi të madhe drogë e llojit kanabis sativa në pikën e kalimit kufitar të Kapshticës, e ngarkuar në një kamion që kishin për destinacion Turqinë. Lënda narkotike e ndarë në 104 thasë, është gjetur gjatë kontrolleve të imtësishme në doganë në mjetin me targa AA874UZ dhe rimorkio AGR112, me ngarkesë krunde gruri 25020 kg.
Në bazë të procedurës së kontrollit doganor, pas dyshimeve të arsyeshme lindur nga imazhet e skanimit të kryer, mjeti është shoqëruar për kontroll më të imtësishëm fizik nga strukturat e specializuara të doganës dhe antikontrabandës duke njoftuar dhe strukturat policore.
Përgjatë kontrollit është zbuluar sasisa e lëndës narkotike e llojit kanabis sativa.
Të gjitha materialet iu përcollën Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda, Tiranë, për veprën penale të “Trafikimi i narkotikëve” kryer në bashkëpunim, mbetur në tentativë, të parashikuar nga nenet 283/a/2-22 të Kodit Penal.