Njoftime > >
Strukturat e Administratës Doganore gjatë kontrolleve të ushtruara në automjetin e shtetasit me inicialet A.M, kanë konstatuar mallra që paguajnë akcizë të padeklaruara, të cilat synonte t’i fuste në territorin shqiptar kontrabandë nga Italia.
Pas dyshimeve të këtyre strukturave, automjeti është kaluar për në procesin e scanimit, cka ka vertetuar këto dyshime.
Strukturat e Hetimit Doganor, në Drejtorinë e Përgjithshme të Doganave në bashkëpunim me Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar, në D. V. P. Durrës , arrestuan në flagrancë shtetasit me inicialet A.M dhe Ç. B. Arrestimi i tyre u bë për veprën penale: “Kontrabanda me mallra për të cilat paguhet akcizë ose me pezullim të plotë apo të pjesshëm nga detyrimet doganore ose të akcizës”, parashikuar nga neni 172, të Kodit Penal.
Arrestimi në flagrancë i këtyre shtetasve është bërë pasi më datë 26.12.2018, në kamionin që drejtohej nga shtetasi A. M, është konstatuar e ngarkuar midis mallrave të tjera një sasi vere së bashku me amballazhin me peshë prej 7973.3 kg (vere me shishe), sasi e cila nuk ka qënë e deklaruar pranë autoriteteve doganore italiane dhe shqiptare dhe ka shmangur detyrimin doganor në shumën 1 087 275 lekë. Subjekti u penalizua edhe me shumën 3 261 825 lekë.
Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, për veprat penale të parashikuara nga neni 172, të Kodit Penal.
Struktuarat e Administratës Doganore Shqiptare në kuadër të festave të fundvitit ka rritur nivelin e kontrolleve për goditjen e fenomeneve të futjes së mallrave të padeklaruara.