Njoftime > >
Në kuadër të forcimit të masave për parandalimin e lëvizjes së vlerave monetare nëpërmjet Pikave të Kontollit Kufitar, strukturat e Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave, kanë kryer kontrolle për pasagjerët në hyrje/dalje të RSH, me qëllim parandalimin e trafiqeve dhe lëvizjes së vlerave monetare.
Gjatë kontrolleve të kryera me datë 14.12.2018, nga Grupet Operacionale Antitrafik pranë DPD, në Aeroportin e Rinasit, në bazë të vlerësimit të riskut, janë përzgjedhur disa pasagjerë për kontroll në vijë të dytë. Si rezultat i kontrolleve u konstatua dhe u ndalua shtetasi kinez me inicialet J.L. i cili po transportonte një vlerë në valutë të padeklaruar prej 80.000 EURO, 2900 jen kinez dhe 76 000 lekë.
Në vijim të kontrollit të bagazheve, këtij shtetasi iu gjenden dhe 9 steka me cigare të markës “Marlboro”, të cilat ishin pa pulle fiskale.
Ndaj shtetasit të mësipërm filloi procedimi penal për veprat penale “Kontrabandë me mallra që paguajnë akcizë" dhe "Mosdeklarim në kufi i të hollave dhe sendeve me vlerë".