Njoftime > >
KUJTESË!
Me rastin e festave të fundvitit importi i lodrave rritet. Lidhur me këtë Drejtoria e Përgjithshme e Doganave rikujton të gjithë subjektet importuese të këtyre mallrave të jenë të kujdesshëm në përzgjedhjen e tyre, kundrejt kushteve teknike dhe cilësore që kërkon ligji.
Kështu në zbatim të Ligjit Nr. 10489 datë 15.12.2011 ‘’Për tregtimin dhe mbikqyrjen e tregut të produkteve joushqimore, i ndryshuar, Vendimit të Këshillit të Ministrave Nr. 262 datë 03.04.2013,për miratimin e rregullit teknik ‘’Për sigurinë e lodrave’’, importuesit duhet të sigurojnë përpara vendosjes në tregun shqiptar të produkteve lodra, dokumentacionin dhe markimet si më poshtë vijon :
1.Markimin CE të konformitetit. Markimi CE duhet të jetë në përputhje me përcaktimet e shtruara në Nenin 9 të Ligj Nr.10489/2011 si dhe në pikën 3.7 të VKM Nr.262/2013 (Detaje teknike lidhur me markimin, (Anex 1))
2.Të shoqërohen nga Deklaratë Konformiteti (EC Declaration of Conformity). Deklarata e Konformitetit duhet të jetë në përputhje me përcaktimet e bëra në Nenin 8 Ligj Nr.10489/2011, (Aneks 2)
Kur konstatohet ndonjë nga rastet e mëposhtme : markimi CE i konformitetit fiksuar në mënyrë të falsifikuar, çorientues ose mungon krejtësisht si dhe/apo nuk është shoqëruar nga dokumentacioni i kërkuar, në mbështetje të Neni 35 Ligj Nr. 10489/2011, Autoritetet Doganore pezullojnë zhdoganimin e produktit për të qarkulluar lirisht në territorin e Republikës së Shqipërisë.