Njoftime > >
Shërbimi Doganor i Degës së Hanit të Hotit në bashkëpunim me grupet e Antikontrabandës dhe Hetimin Doganor, gjatë kontrolleve të ushtruara ka konstatuar, se në automjetin e shtetasit me inicialet B.B ishin fshehur mallra të padeklaruara, të cilat synonte t’i fuste në territorin shqiptar kontrabandë nga Mali I Zi. Në automjetin e këtij shtetasi janë sekuestruar mallra të cilat duhet të paguajnë akcizë dhe taksë doganore si, cigare Trokadero 158 paketa, birrë, si dhe mallrat e tjera ushqimore dhe detergjente.
Nga Drejtoria e Hetimit në Drejtorinë e Përgjithshme të Doganave vazhdojnë procedurat hetimore me qëllim zbardhjen e plotë të kësaj vepre penale dhe dërgimin e referimit në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër për veprat penale të kontrabandës me mallra që paguajnë akcizë të parashikuar nga neni 172 i kodit penal dhe kontrabandës me mallra të tjera parashikuar nga neni 174 i kodit penal.