Njoftime > >
Administrata Doganore Shqiptare falenderon Prokurorinë për finalizimin e rastit hetimor të shmangies së detyrimeve doganore për automjetet luksoze. Gjithashtu, ADSH e inkurajon organin e akuzës për të finalizuar edhe rastet e tjera të referuara nga Hetimi Doganor.
Strukturat e Administratës Doganore Shqiptare mbeten të vendosura për zbatimin e ligjit dhe ndëshkimin e shkelësve të tij, si dhe do të jenë partnerë të cdo strukture ligjzbatuese në vend.
Gjithashtu Administrata Doganore iu bën thirrje të gjithë qytetarëve dhe bizneseve që të mos bien në "kurthin e mashtruesve", si agjenci doganore, por t'u drejtohen strukturave tona në cdo Degë Doganore për asistencë teknike.