Njoftime > >
Dega e Doganës së Tiranës tashmë ka shtuar shërbimet e saj për biznesin dhe individët. Kështu është bërë efektiv, në vijim të Urdhërit Nr. 13 lëshuar nga Znj. Belinda Ikonomi , Drejtor i Përgjithshëm i Doganave, shërbimi Info-Point.
Operatorët ekonomikë, subjektet apo qytetarët mund t’i drejtohen Degës Tiranë për të marrë informacion për shërbimet e ofruara, por edhe për aplikimin e procedurave të ndryshme në zbatim të legjislacionit Doganor dhe atij të Akcizës.
Sporteli ka si qëllim kryesor që të interesuarit të gjejnë përgjigjje dhe informacion cilësor. Pranë kësaj zyre gjenden edhe broshura apo fletë informuese për shërbimet dhe procedurat që ofrohen nga Autoriteti Doganor.
Gjithashtu është vendosur dhe një formular ankesash për cilësinë dhe etikën në ofrimin e shërbimit.
Zyra e Info-Point do jetë e hapur nga ora 09.00 deri në orën 15.00 nga e Hëna në të Premte.
Dega Doganore e Tiranës është e para që ofron këtë shërbim(pas Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave), ndërkohë që së shpejti pritet që ky shërbim të ofrohet edhe në degët e tjera kryesore në gjithë vendin.