Njoftime > >
Ndryshimi dhe falsifikimi i të dhënave për automjete të ndryshme duke shmangur detyrimet doganore ka bërë që Drejtoria e Hetimit, pranë Administratës Doganore Shqiptare , krahas bllokimit të tyre, të nisë dhe procedurën e hetimit të mëtejshëm.
Kështu vetëm për muajt e parë të këtij viti, Drejtoria e Hetimit Doganor ka referuar pranë organit të akuzës, Prokurori, për hetim të mëtejshëm për mashtrim dhe shmangie te detyrimeve doganore 10 raste, nga të cilat janë sekuestruar 4 automjete të ndryshme motorrike luksoze, ndërkohë që për vitin 2017 janë dërguar 96 raste.
Referimet janë kaluar për ndjekje të mëtejshme prokurorive të Rretheve Tiranë, Durrës, Gjirokastër, Përmet, Sarandë dhe Elbasan. Nga këto janë sekuestruar 9 automjete luksoze, prodhime të viteve të fundit, me një vlerë malli rreth 33.000.000 lekë.
Për 15 automjete është dërguar informacioni për marrje vendimi për shmangjen në shumën 3.808.862 lekë dhe gjobë në shumën 8.108.560 lekë.
Vazhdojnë hetimet edhe për raste të tjera.