Njoftime > >
Për këtë qëllim drejtues të lartë të Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave zhvilluan më datë 6 Mars një takim me përfaqësues të Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Shqiptaro-Turke, ku u diskutuan disa cështje.Përfaqësia e sipërmarrjes turke, e cila kryesohej nga kreu i Bordit të ATTSO, z.Seyhan Pencapligil, paraqiti një sërë problematikash me të cilat kjo sipërmarrje ndeshet gjatë aktivitetit të tyre ekonomik në procedurat doganore. Problemet e ngritura gjatë këtij takimi ishin kryesisht mbi lehtësimin e procedurave doganore për mallra të ndryshme që importohen nga ky vend, cmimet e references dhe tarifat doganore. Zëvendësdrejtore e Përgjithshme e Doganave, znj.Mirela Meko si dhe drejtori i Procedurave doganore, z. Saimir Sinani, iu dhanë përgjigjje gjithë kërkesave të bizneseve turke, duke i sqaruar për cdo procedurë apo risi mbi sistemin doganor shqiptar. Gjithashtu zonja Meko, informoi palen turke mbi ndryshimet rrënjësore që janë bërë në sistemin e vlerësimit doganor, por edhe në lehtësimin e shumë procedurave pas hyrjes në fuqi të Kodit të ri Doganor. “Takimet ballë për ballë me biznesin janë shumë frytdhënës dhe kanë një efektivitet më të madh për të dy palët”, theksoi gjatë këtij takimi znj. Meko, e cila e ftoi biznesin turk që zhvillon aktivitet ekonomik në Shqipëri, të jetë pjesë e trajnimeve që administrata doganore ofron për sipërmarrjen, sidomos për AEO. Nga ana e saj pala turke vlerësoi progresin e bërë nga ana proceduriale në administratën doganore, si dhe klimën që është krijuar tashmë mes kësaj administrate dhe biznesit.