Njoftime > >
Autoritetet doganore të Qafë Botës në bashkëpunim me Policinë e Sarandës kanë bërë të mundur kapjen e 22 (njëzet e dy) pakove të mbeshtjella në qese si lëndë narkotike, në dukje “çokollatë” me peshë totale 23,5 kg.
Në datën 13.01.2018, ora 21.00, në pikën e daljes të zyrës doganore Qafëbotë, është paraqitur shtetasi F. A.
Meqënese gjatë intervistimit në sportelin e Policisë kufitare në pikën e daljes, automjeti që ai drejtonte është vleresuar si automjet me risk, është drejtuar për kontroll të detajuar në vijën e dytë (kontroll i përbashkët Polici-Doganë).
Gjatë kontrollit të ushtruar u konstatua se në pjesën e pasme të sediljes së shoferit dhe pasagjerit ishin fshehur disa pako të dyshuara si lëndë narkotike në dukje “çokollatë”, e cila ishte e futur në qese plastmasi transparente.
Në vazhdimësi të kontrollit të ushtruar në pjesën e dyshemesë përpara shoferit dhe pasagjerit dhe në porten e pasme të bagazhit, u konstatuan përsëri disa qese të dyshuara si lëndë narkotike.
Më pas janë njoftuar strukturat e Seksionit për Drogën dhe Trafiqet, pranë Komisariatit të Policise Sarandë, të cilat kanë vazhduar me veprimet e mëtejshme hetimore.
Si rezultat i kqyrjes së automjetit të lartë përmendur, u gjendën në total 22 (njëzet e dy) pako të mbeshtjella në qese të dyshuara si lëndë narkotike “çokollatë” me peshë totale 23,5 kg.