Njoftime > >
Drejtoria e Përgjthshme e Doganava referon në Prokurori një rast trafikimi të mjeteve motorrike.
Oficerët e Policisë Gjyqësore të Drejtorisë së Hetimit në Drejtorinë e Përgjithshme të Doganave kanë referuar në Prokurori vepren penale të trafikimit të mjeteve motorrike ndaj shtetasit A.S
Në datën 08.12.2017 pas skanimit të mjetit në pronësi të shtetasit A.S personeli doganor së bashku me grupin e Antikontrabandës , kreu kontrollin e imtësishëm fizik të ngarkeses, prej nga rezultoi se brenda kësaj kamionçine, përveç mallrave të deklaruara, ndodheshin dhe mallra të tjera të pa deklaruara me vlere totale referuese rreth 2,550 euro.
Gjate kryerjes së veprimeve doganore të kontrollit, shtetasi A.S është larguar nga vendi ku po kryhej kontrolli. Në ndjekje të tij jane vënë forcat e Policise Kufitare të pikës së kalimit Kapshticë dhe është bërë shpallja në kërkim e këtij shtetasi.
Rreth mëngjesit të datës 09.12.2017, shtetasi A.S është kapur nga Policia Greke në territorin grek dhe i është dorëzuar Policise Kufitare shqiptare, ku është bërë dhe arrestimi në flagrancë.
Pas hetimeve të bëra rezultoi se mallrat e padeklaruara ishin te vjedhura në Greqi.
Drejtoria e Hetimit pranë DPD ka referuar tashmë në Prokurori këtë vepër si "trafikim të mjeteve motorrike", parashikuar nga neni 141/a të KP.