Njoftime > >
NJOFTIM
Në kuadër të Projektit të Binjakëzimit Italo-Francez “Modernizimi i Administratës Doganore Shqiptare” i Programit IPA 2012, më datë 23 Nëntor 2017, në ambientet e Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave, do të zhvillohet një takim informues me grupet e interesit, me pjesëmarrës nga Dhomat e Tregtisë, agjencitë doganore dhe punonjës të zyrave doganore qendrore dhe lokale.
Takimi do të fokusohet në prezantimin e Sistemit të Ri të Kompiuterizuar të Transitit (NCTS), të cilin administrata doganore shqiptare synon ta implementojë.
Më poshtë gjeni axhendën e plotë: