Njoftime > >
Tiranë më 10.11.2017
Drejtoresha e Përgjithshme e Doganave, znj. Belinda Ikonomi priti sot në takim homologun e Kosovës, z. Bahri Berisha.
Biseda u fokusua mbi procedurat dhe formalitetet e hapjes së Zyrës Doganore të Kosovës në Portin e Durrësit, e cila pritet të rrisë përpunimin e mallrave dhe të sjellë lehtësi për biznesin e Kosovës.
Gjithashtu gjatë takimit u diskutua dhe për funksionimin e pikës së re të përbashkët doganore në Morinë. Pas inagurimit të kësaj pike, doganierët e Shqipërisë dhe ata të Kosovës do të operojnë në një ndërtesë të përbashkët.
Çështje të tjera diskutimi ishin thellimi i bashkëpunimit mes palëve përsa i përket pikave kufitare, si dhe ngritja e kapaciteteve dhe standardeve të shërbimeve të ofruara nga këto pika.
KABINETI