Njoftime > >
Drejtoria e Përgjithshme e Doganave bazuar në informacionet e marra nga strukturat inteligjente të partnerëve ndërkombëtarë ka bllokuar ditën e djeshme me datë 06.11.2017 një sasi prej 6100 koli cigaresh të ardhura në Portin e Durrësit.
Strukturat hetimore të DPD-se kanë përgatitur materialin përkatës referues në Prokurorinë e Durrësit dhe kanë marrë të gjitha masat për sekuestrimin dhe konfiskimin e këtij malli të paligjshëm i cili mendohej se do të kalonte për përdorim ilegal në tregjet europiane.
Vlera e përafërt e këtij malli kap një vlerë prej 430 milion lekësh