Njoftime > >
Sot, më datë 27.10.2017, në Degën e Doganës Tiranë, në kuadër të luftës kundër informalitetit, u organizua një takim më përfaqesuesit e subjekteve kryesore të importimit dhe tregëtimit të pjesëve të kembimit per automjete.
Takimi u zhvillua ne formën e bashkëbisedimit duke i shërbyer ndërgjegjësimit të biznesit për rëndësinë e këtij aksioni si dhe për tu njohur me shqetësimet e tyre.
Përfaqësuesit e biznesit përshendeten aksionin dhe shprehën dëshirën për vazhdimin e tij deri në përmbushjen e plotë të misionit.
Administrata Doganore, krahas veprimtarise së saj në teren, organizon në vijimësi takime sensibilizuese me grupet e bizneseve.