Njoftime > >
Ceremonia e dhurimit të pajisjes së skanerit në Degën Doganore Rinas
Më 16.10.2017, në prani të Zv/Ambasadorit Amerikan Z.David Muniz dhe Drejtorit të Përgjithshëm të Doganave, Znj.Belinda Ikonomi, u zhvillua ceremonia e dhurimit të pajisjes së skanimit me rreze x nga Departamenti i Shtetit Amerikan, nëpërmjet Programit EXBS, për Degën Doganore Rinas.
Znj.Ikonomi falënderoi përzemërsisht për kontributin që Departamenti i Shtetit Amerikan ka dhënë ndër vite për ngritjen e performancës doganore në Shqipëri. Asistenca nga Programi EXBS ka dhënë rezultate të prekshme në disa drejtime kryesore të punës së Shërbimit Doganor.
Donacionin e këtij skaneri ashtu sikundër edhe të pajisjeve të tjera të kontrollit Drejtoria e Përgjithshme e Doganave e vlerëson maksimalisht, si dhe shërbimet e mirëmbajtjes dhe trajnimin e personelit doganor për përdorimin e tyre, përfshi leximin/analizimin e imazheve.
Drejtoresha e Përgjithshme e Doganave garantoi se përmirësimi i tregtisë strategjike dhe sistemeve përkatëse të kontrollit kufitar janë prioritet kryesor i Administratës Doganore Shqiptare.