Njoftime > >
NË DOGANËN E MURRIQANIT ZBULOHET KANABISI FSHEHUR NË NJË AUTOVETURË
Strukturat e specializuara të Departamentit Operativ-Hetimor dhe doganierët e Doganës Murriqan, në bashkëpunim me forcat e Policisë Kufitare, në zbatim të Strategjisë Kombëtare Antikanabis, si rezultat i nje analize risku të kujdesëshme, zbuluan 21 kg kanabis stativa.
Lenda narkotike u gjet në një autoveture, tip Benz Mercedes, i drejtuar nga një shtetas shqiptar, me destinacion Malin e Zi
Ajo ishte ndarë në 38 pako të ambalazhuar me naterband dhe e fshehur në pjesën e poshtëme dhe ansore të autoveturës.
Zbulimi i saj u mundësua nga përdorimi i paisjeve speciale në përdorim të Doganës dhe Policise.
Drejtuesi i mjetit u ndalua nga forcat e policisë nderkohe që po procedohet me hetime të mëtejshme