Njoftime > >
Punonjësit e Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave, edhe këtë vit u bënë pjesë e dhurimit vullnetar të gjakut për të ndihmuar fëmijët që vuajnë nga sëmundja e talasemisë.
Shqipëria ka rreth 700 fëmijë që vuajnë nga talasemia, të cilët çdo dy javë e kanë të nevojshme të kryejnë transfuzion nga gjak i kontrolluar dhe dhuruar vullnetarisht, jeta e të cilëve varet nga ky dhurim.