Njoftime > >
Drejtoria e Përgjithshme e Doganave informon të gjithë operatorët ekonomikë që po kryejnë veprime në Degën Doganore Durrës se prej orës 20:30 po vijon normalisht procesi i skanimit në këtë Doganë.
Si pasojë e një defekti teknik të akseleratorit të rrezeve "X" , rreth orës 18:15 u ndërpre procesi i skanimit. Menjëherë koncesionari "Rapiscan" mori masat e nevojshme dhe aktualisht procesi i skanimit po vijon normalisht.
Administrata Doganore kërkon mirëkuptimin e të gjithë operatorëve ekonomik për vonesën e shkaktuar.