Njoftime > >
Në Fletoren Zyrtare nr. 85/2017, dt.21.04.2017, është publikuar Ligj nr. 33/2017 datë 30.3.2017 “ Për pagesën dhe fshirjen/shuarjen e detyrimeve tatimore, detyrimeve të pagueshme në doganë, si dhe procedurën e heqjes nga qarkullimi të mjeteve të transportit pas fshirjes/shuarjes së detyrimeve tatimore”, më poshtë referuar Ligji.
Ligji ka hyrë në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare, konkretisht në datën 6 Maj 2017.
Gjithashtu në Fletoren Zyrtare nr. 99/2017, dt.8.05.2017, është publikuar dhe Udhëzimi i Ministrit të Financave Nr.14, datë 3.5.2017 “Për zbatimin e ligjit nr. 33/2017 “Për pagesën dhe fshirjen/ shuarjen e detyrimeve tatimore, detyrimeve të pagueshme në doganë, si dhe procedurën e heqjes nga qarkullimi të mjeteve të transportit pas fshirjes/shuarjes së detyrimeve tatimore”, më poshtë referuar Udhëzimi.
Ky udhëzim ka hyrë në fuqi pas botimit në Fletoren Zyrtare.
Më poshtë ju sjellim në vëmendje, me karaktere të theksuara, çështjet kryesore që përcaktohen në këtë ligj lidhur me administratën doganore.
SUBJEKTET QË PËRFITOJNË NGA LIGJI / SHKRONJA (B) NENI 3
Nga përcaktimet e parashikuara në këtë ligj përfitojnë:
SUBJEKTET QË NUK PËRFITOJNË NGA LIGJI / NENI 4
Nga fshirja/shuarja e detyrimeve të parashikuara sipas këtij ligji nuk përfitojnë;
(Udhëzimi/III/Subjektet që nuk përfitojnë) Organi tatimor qendror apo vendor dhe organi doganor brenda 30 (tridhjetë) ditëve nga data e hyrjes në fuqi e këtij udhëzimi, duhet të përgatisë listën e tatimpaguesve që nuk përfitojnë nga fshirja/shuarja e detyrimeve. Kjo listë përditësohet çdo muaj.
Listat e detajuara dhe të përditësuara do të shërbejnë për njoftim zyrtar të tatimpaguesve që përjashtohen nga zbatimi i ligjit.
Njoftimi zyrtar i tatimpaguesve të cilët përjashtohen nga zbatimi i ligjit, do të bëhet në faqen zyrtare të organit tatimor qendror/vendor/doganor brenda 45 ditëve nga data e hyrjes në fuqi e këtij Udhëzimi. Ky njoftim përditësohet çdo muaj sipas vendimeve të gjyqësore të formës së prerë për veprat penale në fushën tatimore dhe/ose doganore të marra pas këtij afati.
FSHIRJA/SHUARJA E DETYRIMEVE TË PAGUESHME NË DOGANË
NENI 9 I LIGJIT / IX. UDHËZIMI
* Pika 2, e nenit 2, të Ligjit “Detyrime të pagueshme në doganë” janë detyrime të papaguara që kanë subjektet ndaj autoritetit doganor, përkatësisht taksa doganore, TVSH-ja, akciza, renta, taksa e ambalazhit, taksa e qarkullimit, taksa e karbonit, gjoba, kamatëvonesa, interesat kompensues.
* Fshihen/shuhen pa kusht, detyrimet e pagueshme në doganë, që i përkasin periudhës deri më 31 Dhjetor 2010,si më poshtë:
1.Fshihen/shuhen nga regjistrat detyrimet e pagueshme në doganë, sipas kuptimit të pikës 2, të nenit 2, të këtij ligji, të papaguara ndaj administratës doganore dhe të evidentuara nëpërmjet vendimeve të kësaj administrate deri në datën 31 dhjetor 2010.
* Fshihen/shuhen pa kusht, detyrimet e pagueshme në doganë, që i përkasin periudhës deri më 31 Dhjetor 2016,si më poshtë:
2. Fshihen/shuhen nga regjistrat detyrimet e pagueshme në doganë, sipas kuptimit të pikës 2, të nenit 2, të këtij ligji, të papaguara ndaj administratës doganore dhe të evidentuara për individët, lidhur me produktet e duhanit, nëpërmjet vendimeve të kësaj administrate deri në datën 31 dhjetor 2016.
3. Fshihen/shuhen nga regjistrat detyrimet e pagueshme në doganë, sipas kuptimit të pikës 2, të nenit 2, të këtij ligji, të evidentuara në administratën doganore, për TVSH-në e shtyrë dhe të papaguar për makineritë e pajisjet, importimi i të cilave është përjashtuar nga tatimi mbi vlerën e shtuar, sipas listës përkatëse në fuqi, deri në datën 31.12.2016.
PAGESA E DETYRIMIT DHE FSHIRJA/SHUARJA ME KUSHT E DETYRIMEVE TË PAGUESHMË NË DOGANË
NENI 10 I LIGJIT / X.UDHËZIMI
* Fshihen/shuhen me kusht, detyrimet e pagueshme në doganë, që i përkasin periudhës 1 janar 2011 deri më 31 dhjetor 2016, si më poshtë:
SI MUND TË PËRFITOJNË NGA FALJA SUBJEKTET E PËRFSHIRA NË NJË PROCES ANKIMIMI ADMINISTRATIV OSE GJYQËSOR - NENI 11 / XI.UDHËZIMI
Në zbatim të nenit 11 të Ligjit,, lidhur me detyrimet e pagueshmë në doganë që janë në proces ankimi, ju sjellim në vëmendje se:
* Për detyrimet doganore që nuk përfitojnë nga falja sipas këtij Ligji, procedurat e mbledhjes së detyrimeve vijojnë të kryhen sipas përcaktimeve në Kodin Doganor dhe dispozitave zbatuese të tij.
AFATI I ZBATIMIT DHE E DREJTA E ANKIMIT
NENI 13 –XIII. AFATI I ZBATIMIT DHE E DREJTA E ANKIMIT
1. E drejta e subjekteve që përfitojnë nga dispozitat e këtij ligji ushtrohet brenda datës 31.12.2017.
2. Subjektet, për të cilat fshirja/shuarja e detyrimit aplikohet me kusht, nuk përfitojnë fshirje/shuarje të detyrimit nëse nuk përmbushin kushtet brenda afateve të përcaktuara në këtë ligj.
3. Për çdo subjekt që përfiton ose jo nga fshirja/shuarja e detyrimeve, organi përkatës nxjerr një akt administrativ për këtë qëllim, duke njoftuar edhe subjektin.
4. Subjektet, të cilat sipas një vendimi të administratave përkatëse nuk përfitojnë nga fshirja/shuarja, sipas këtij ligji, kanë të drejtë të ankohen në gjykatën administrative, sipas legjislacionit të fushës në fuqi.