HomeDogana DigjitaleSwitch to English
  • Individ
  • Biznes
  • Lehtësira dhe Përjashtime
  • Institucioni
  • Njoftime
  • Kontakt

  • Programi i Transparencës
  • Libri jeshil
  • Newsletters

Njoftime

Njoftime > >

Vendim i Bordit të Transparencës, datë 07 Tetor 2026

Tiranë, 7 Tetor 2026 – Bordi i Transparencës dhe Kufizimit të Përkohshëm të Çmimeve të Tregtimit me Shumicë/Pakicë të Nënprodukteve të Naftës dhe të Gazit ka miratuar vendimin nr. 3, datë 07.10.2026, për përcaktimin e çmimeve tavan të tregtimit me shumicë dhe pakicë të gazoilit dhe benzinës.

Në zbatim të metodologjisë së përcaktuar në legjislacion, Bordi ka miratuar këto çmime tavan:


Shitja me shumicë

* Gazoil: 198 lekë/litër

* Benzinë: 178 lekë/litër

Shitja me pakicë

* Gazoil: 210 lekë/litër

* Benzinë: 190 lekë/litër


Çmimet e miratuara reflektojnë çmimet ndërkombëtare të nënprodukteve të naftës të publikuara nga “S&P Global Platts”, detyrimet doganore dhe tatimore, si dhe marzhet bruto maksimale të tregtimit, përfshirë TVSH-në.

Referuar Aktit Normativ nr. 4, datë 25.09.2026, niveli i reduktuar i akcizës prej 80% zbatohet kur çmimi i shitjes me pakicë kalon 220 lekë/litër për gazoilin ose 200 lekë/litër për benzinën. Duke qenë se çmimet e miratuara me vendimin e sotëm janë nën këto nivele, për të dy produktet do të zbatohet niveli i plotë, 100%, i akcizës, në masën 39.376230 lekë/litër.

Asnjë operator ekonomik nuk mund t’i tregtojë këto nënprodukte mbi çmimet tavan të miratuara nga Bordi, ndërsa operatorët janë të lirë t’i tregtojnë ato me çmime më të ulëta.

Efektet e këtij vendimi fillojnë sot, më 07.10.2026, ora 11:30 dhe do të jenë në fuqi deri në një njoftim të dytë të marrë në mbledhjen e radhës. Vendimi është i detyrueshëm për të gjitha shoqëritë që tregtojnë me shumicë dhe pakicë produktet dhe nënproduktet e naftës dhe të gazit.

Drejtoria e Përgjithshme

Shiko vendndodhjen në hartë

Degët Doganore

Shiko vendndodhjen në hartë

Lidhje me Institucionet Kombëtare

  • Këshilli i Ministrave
  • Ministria e Financave dhe Ekonomisë
  • Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve
  • Qendra Kombëtare e Biznesit
  • Drejtoria e Përgjithshme e Policisë
  • Agjensia Kombëtare e Ushqimit
  • Qendra e Botimeve Zyrtare

Për denoncime

0800 22 22

Numër pa pagesë

Për stafin e doganave

Akseso Emailin
  • Dogana Digjitale
  • Individ
  • Biznes
  • Lehtësira dhe Përjashtime
  • Institucioni
  • Njoftime
  • Kontakt
  • Programi i Transparencës
  • Libri jeshil
  • Newsletters