Njoftime > >
Qafë Thanë - Dogana evidenton një sasi lënde narkotike të fshehura në vazo të vogla mes paletave, në kamionin me targë OH 0696AC/OH9622AC.
Mjeti ishte nisur transit nga Dogana e Tiranës dhe do të kalonte transit nëpërmjet Maqedonisë me destinacion Hollandën.
Në pikën e daljes në Doganën e Qafë Thanës kamioni është kthyer për skanim nga Dogana, prej nga edhe është dyshuar për lëndën narkotike.
Pas skanimit, mjeti është kthyer nga dogana për kontroll në vijën e dytë, ku është njoftuar policia dhe pas kontrollit është zbuluar lënda narkotike e fshehur në vazo të vogla mes paletave të drurit.
Policia ka shoqëruar drejtuesin e mjetit me iniciale N.C. me shtetësi dhe banues në Maqedoni, ndërsa po vijon me veprime te mëtejshme procedurale.