Njoftime > >
Në zbatim të neneve 24-26 të Ligjit nr. 102/2014, datë 31.07.2014 "Kodi Doganor i Republikës së Shqipërisë", i ndryshuar; neneve 78-88 të VKM-së nr. 651, datë 10.11.2017 " Për dispozitat zbatuese të Ligjit nr. 102/2014, datë 31.07.2014 "Kodi Doganor i Republikës së Shqipërisë", si dhe Udhëzimit Nr. 5, datë 28.03.2019 " Për zbatimin praktik të proçedurave për miratimin dhe funksionimin e përfaqësimit në doganë", kreu VII.
Testimi do të jetë me shkrim dhe në mënyrë elektronike dhe do të përmbajë pyetje mbi njohuritë e përgjithëshme dhe zbatimin praktik të Kodit Doganor dhe Dispozitave Zbatuese.
Minimumi i pikëve për të kaluar testimin është mbi 70 pikë.
Ftohen të marrin pjesë të gjithë personat e interesuar.