Njoftime > >
Komisioni disiplinor pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave vendosi pezullimin nga puna të Donald Dikollari, me detyrë Përgjegjës turni, sektori operacional në Degën Doganore, Rinas.
Bazuar në Kodin Doganor theksojmë, se është përgjegjësi personale e çdo punonjësi që të zbatojë Kodin e Etikës, të njihet me pasojat e moszbatimit të tij, si dhe të ruajnë imazhin dhe statusin e Administratës Doganore .
Komisioni Disiplinor do të vijojë me hetimin administrativ dhe të gjitha fazat e tij sipas legjislacionit në fuqi për këtë rast.
Administrata Doganore Shqiptare udhëhiqet nga ligji dhe bazohet në parimin e shanseve të barabarta, mosdiskriminimit, meritës, transparencës, profesionalizmit dhe paanësisë politike, qëndrueshmërisë në detyrë dhe vazhdimësisë në karrierë , integritetit, përgjegjësisë dhe korrektësisë në zbatimin e ligjit .