Institucioni > Raporto Korrupsionin >
Bazuar në Ligjin Nr. 60/2016 “Për sinjalizimin dhe mbrojtjen e sinjalizuesve”, pranë Drejtorisë së Antikorrupsionit dhe Standardeve Profesionale është krijuar “Njësia përgjegjëse”, e cila është e ngarkuar me detyrën e shqyrtimit administrativ të sinjalizimit dhe shqyrtimin e kërkesës për mbrojtjen e sinjalizuesit, sipas përcaktimeve të këtij ligji.
Drejtoria e Përgjithshme e Doganave ka miratuar rregulloret “Për hetimin administrativ të sinjalizimit dhe mbrojtjen e kofidencialitetit” dhe “Për hetimin administrativ të kërkesës së sinjalizuesit për mbrojtjen nga hakmarrja”.
Njësia përgjegjëse inkurajon çdo punonjës të administratës doganore, i cili vihet në dijeni për veprime ose praktika të dyshuara të korrupsionit gjatë punës ose në lidhje me veprimtarinë e tij të punës pranë organizatës, të sinjalizojë këtë fakt te Njësia përgjegjëse (pranë Drejtorisë së Antikorrupsionit dhe Standardeve Profesionale) ose në ILDKPKI, sipas rastit.
Për më shumë informacion,në linkun e mëposhtëm gjeni Ligjin Nr 60/2016 “Për sinjalizimin dhe mbrojtjen e sinjalizuesve":
Ligji Nr. 60/2016 “Për sinjalizimin dhe mbrojtjen e sinjalizuesve” (http://qbz.gov.al/eli/ligj/2016/06/02/60-2016) , i ndryshuar me ligjin nr. 150/2020,datë 17.12.2020 (http://qbz.gov.al/eli/ligj/2020/12/17/150).
2. Formular kërkesë për mbrojtjen nga hakmarrja(në zbatim të ligjit nr.60/2016 "Për sinjalizimin dhe mbrojtjen e sijnalizuesit")
3. Formular i një sinjalizimi të jashtëm "të një veprimi ose Praktike të dyshuar korrupsioni"
4. Formular i një sinjalizimi të brëndshëm "të një veprimi ose Praktike të dyshuar korrupsioni"
5. Urdhër nr.75, datë 23.11.2018 Për Miratimin e Rregulloreve "Për hetimin administrativ të sinjalizimit dhe mbrojtjen e konfidencialitetit në Drejtorinë e Përgjithshme të Doganave" dhe "Për hetimin administrativ të kërkesës së sinjalizuesit për mbrojtjen nga hakmarrja në Drejtorinë e Përgjithshme të Doganave"