Institucioni > Raporto Korrupsionin >
Rrjeti i Koordinatorëve Anti-Korrupsion është një strukturë risia e së cilës është shpejtësia dhe efikasiteti në trajtimin e ankesave dhe denoncimeve të qytetarëve. Përmes këtij mekanizmi kombëtar të referimit të korrupsionit të të gjitha niveleve, çdo qytetar mund t’i qaset Koordinatorit Anti-korrupsion për të denoncuar apo raportuar çdo parregullsi nga më të lehtat deri te rastet korruptive.
Lufta kundër korrupsionit është e mundur duke vepruar bashkë, perms angazhimit aktiv të qytetarëve në denoncimin e rasteve korruptive, si dhe ndjekjen e ndërmarrjen e masave ndëshkuese për personat përgjegjes.
Mos lejo që një akt korrupsioni të njollosi gjithë administratën publike dhe imazhin e çdo zyrtari që punon me ndershmëri.
Koordinatori i Rrjetit Anti-Korrupsion