Institucioni > Aktivitete të Administratës Doganore >
Në kuadër të zbatimit të detyrimeve që burojnë nga Ligji nr. 61/2012 “Për akcizat në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, strukturat e Drejtorisë së Kontrolleve të Akcizës, pranë Departamentit të Akcizës të Drejtorisë të Përgjithshme të Doganave, bazuar në kritere risku kanë ushtruar kontroll në ambientet e një magazine fiskale me pezullim të detyrimeve të akcizës, në qarkun e Korçës, e pajisur me autorizim për prodhimin e produktit të akcizës “birrë”.
Gjatë kontrollit të strukturave doganore u konstatuan mangësi në produktin birrë dhe pullat fiskale. Më konkretisht, u konstatuan:
Në total, vlera e detyrimeve dhe penaliteteve të përllogaritura arrin në shumën 20,3 milionë lekë
Strukturat përgjegjëse të Administratës Doganore do të ndjekin procedurat përkatëse administrative për rastin, në përputhje me legjislacionin në fuqi, ndërsa kontrollet ndaj operatorëve ekonomikë vijojnë për garantimin e zbatimit të legjislacionit të akcizës dhe mbrojtjen e interesave financiare të shtetit.
Drejtoria e Përgjithshme e Doganave mbetet e angazhuar në forcimin e kontrolleve dhe zbatimin e ligjshmërisë, me synim parandalimin dhe evidentimin e shkeljeve, luftën kundër evazionit fiskal, garantimin e konkurrencës së ndershme dhe mbrojtjen e të ardhurave të buxhetit të shtetit.