Institucioni > Aktivitete të Administratës Doganore >
Tiranë – Ditën e premte, në orën 11:00, në ambientet e Hotel "Tirana International", në sallën “Bogdani”, do të zhvillohet një takim prezantues me përfaqësues të kompanive të teknologjisë së informacionit, lidhur me aspektet teknike të zhvillimit të Trade Portal – Portalit Tregtar, i dedikuar për deklaratat doganore të tranzitit në kuadër të Sistemit të Ri të Tranzitit të Përbashkët (NCTS P5).
"Trade Portal" do t’u mundësojë përdoruesve tregtarë të sistemit doganor të kryejnë procedurat përkatëse të tranzitit përmes këtij portali, duke lehtësuar ndërveprimin elektronik me sistemin doganor.
Gjatë takimit do të prezantohen kërkesat dhe specifikimet teknike për zhvillimin e aplikacioneve dhe shërbimeve web (web services), të cilat do të mundësojnë komunikimin dhe integrimin me sistemin NCTS P5. Specifikimet teknike të "Trade Portal" janë publikuar në faqen zyrtare të Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave, për t’u ardhur në ndihmë kompanive të interesuara në zhvillimin e zgjidhjeve softuerike.
Takimi do t’u shërbejë kompanive të interesuara për t’u njohur me kërkesat teknike dhe hapat e nevojshëm për zhvillimin e zgjidhjeve softuerike që do të mundësojnë përdorimin e "Trade Portal" dhe ndërveprimin me sistemin NCTS P5.
Janë të ftuar të gjithë kompanitë zhvilluese të interesuara të marrin pjesë.