HomeDogana DigjitaleSwitch to English
  • Individ
  • Biznes
  • Lehtësira dhe Përjashtime
  • Institucioni
  • Njoftime
  • Kontakt

  • Programi i Transparencës
  • Libri jeshil
  • Newsletters

Institucioni

  • Rreth nesh
  • Organizimi
    • Drejtoria e Përgjthshme e Doganave
    • Trajnimet
    • Anëtarësimi në Organizma Ndërkombëtarë
  • Legjislacioni Doganor
    • Kodi Doganor
    • Dispozitat Zbatuese të Kodit Doganor
    • Dispozitat Zbatuese të shfuqizuara
    • Urdhra të përbashkët
    • Legjislacioni mbi Akcizen
    • Rregullore të brendshme
    • Marrëveshjet
    • Konventat dhe Protokollet
    • Terminologji
  • Projektet
    • Projekti i BB “Lehtësimi i tregtisë dhe transportit në Ballkanin
    • Projekti PEN-CP
    • Projekti COMOBILON
    • Projekte të realizuara
    • Projekti ADRIACUSTOMS
  • Aktivitete të Administratës Doganore
  • Publikime
    • Statistika
    • Publikime legjislacioni
    • Kartela Informative
    • Tarifat për kryerjen e shërbimeve të veçanta
  • Programi i Transparencës
    • Rreth Autoritetit
    • Kuadri Ligjor Rregullator
    • E drejta per tu informuar dhe ankuar
    • Mekanizmat monitorues dhe kontrollues që veprojnë mbi AP
    • Informacion mbi buxhetin e te dhënat financiare te Autoritetit publik
    • Informacion mbi procedurat e prokurimit, proçedurat konkuruese
    • Shërbimet që ofrohen nga Autoriteti Publik
    • Procedurat/mekanizmat për të dhënë mendime
    • Sistemi i mbajtjes dokumentacionit, llojet dhe format e dokumenteve
    • Regjistri i Kërkesave dhe Përgjigjeve
    • Ndihma Shoqërore/subvencione të dhëna nga AP
    • Informacione/dokumente që kërkohen me shpesh
    • Programi
    • Koordinatori për të drejtën e informimit
    • Procedurat Publike Konkuruese
  • Raporto Korrupsionin

Institucioni > Aktivitete të Administratës Doganore >

Administrata Doganore dhe biznesi italian, dialog për lehtësimin e procedurave dhe integrimin europian

Tiranë, 07 Tetor 2026 - Administrata Doganore Shqiptare dhe Confindustria Albania zhvilluan sot Forumin Doganë–Biznes, me pjesëmarrjen e Drejtorit të Përgjithshëm të Doganave, z. Besmir Beja, drejtuesve të strukturave të Administratës Doganore, përfaqësuesve të Confindustria Albania dhe kompanive italiane e shqiptare që operojnë në vend.

Forumi u konceptua si një hapësirë dialogu të drejtpërdrejtë ndërmjet Administratës Doganore dhe biznesit, me fokus te lehtësimi dhe digjitalizimi i procedurave, implementimi i sistemeve të reja doganore, NCTS, Dritarja e Vetme Kombëtare, statusi i Operatorit Ekonomik të Autorizuar (AEO), si dhe procesi i përafrimit me legjislacionin dhe sistemet doganore të Bashkimit Europian.

Në fjalën e tij, Drejtori i Përgjithshëm i Doganave, z. Besmir Beja, theksoi se anëtarësimi në Bashkimin Europian dhe në Unionin Doganor përbën prioritetin kryesor strategjik të Administratës Doganore Shqiptare. Ai nënvizoi se puna është fokusuar në përafrimin e legjislacionit, zhvillimin e sistemeve IT në përputhje me ato të BE-së, forcimin e kapaciteteve administrative dhe përgatitjen operacionale për anëtarësim.

Drejtori Beja ftoi gjithashtu përfaqësuesit e biznesit të kontribuojnë në konsultimin publik për Kodin e ri Doganor, i cili synon procedura më të thjeshta, më shumë digjitalizim, rregulla më të qarta dhe një marrëdhënie më të parashikueshme ndërmjet biznesit dhe Administratës Doganore. Ai vlerësoi rolin e shoqatave të biznesit në këtë proces, duke theksuar se përshtatja me kërkesat e tregut të përbashkët europian kërkon angazhim të përbashkët të administratës dhe operatorëve ekonomikë.

Ndërsa zv/Presidenti i Confindustria Albania, z. Claudio Michelacci, vlerësoi rëndësinë e dialogut të drejtpërdrejtë ndërmjet komunitetit të biznesit dhe Administratës Doganore, si një mundësi për të adresuar çështjet operative që hasin kompanitë dhe për të identifikuar zgjidhje që lehtësojnë aktivitetin e tyre. Në këtë kuadër, u theksua rëndësia e vijimit të komunikimit dhe bashkëpunimit në procesin e digjitalizimit, thjeshtimit të procedurave dhe përafrimit me standardet europiane.

Gjatë diskutimit të hapur, përfaqësuesit e bizneseve dhe drejtuesit e Administratës Doganore shkëmbyen qëndrime mbi funksionimin dhe ndërlidhjen e sistemeve elektronike, kalimin drejt procedurave të reja digjitale, shkëmbimin e të dhënave ndërmjet institucioneve dhe nevojën për përgatitjen e operatorëve ekonomikë gjatë fazave të implementimit. Pjesë e diskutimeve ishin gjithashtu çështje specifike të lidhura me aktivitetin e operatorëve në sektorë të ndryshëm, për të cilat u evidentua rëndësia e trajtimit dhe bashkëpunimit teknik me strukturat përkatëse të Administratës Doganore.

Forumi konfirmoi rëndësinë e dialogut të vazhdueshëm Doganë–Biznes si pjesë e procesit të modernizimit të Administratës Doganore dhe përgatitjes së saj për integrimin në sistemin doganor të Bashkimit Europian, me synim krijimin e procedurave më të thjeshta, transparente dhe të parashikueshme për operatorët ekonomikë.

Drejtoria e Përgjithshme

Shiko vendndodhjen në hartë

Degët Doganore

Shiko vendndodhjen në hartë

Lidhje me Institucionet Kombëtare

  • Këshilli i Ministrave
  • Ministria e Financave dhe Ekonomisë
  • Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve
  • Qendra Kombëtare e Biznesit
  • Drejtoria e Përgjithshme e Policisë
  • Agjensia Kombëtare e Ushqimit
  • Qendra e Botimeve Zyrtare

Për denoncime

0800 22 22

Numër pa pagesë

Për stafin e doganave

Akseso Emailin
  • Dogana Digjitale
  • Individ
  • Biznes
  • Lehtësira dhe Përjashtime
  • Institucioni
  • Njoftime
  • Kontakt
  • Programi i Transparencës
  • Libri jeshil
  • Newsletters