HomeDogana DigjitaleSwitch to English
  • Individ
  • Biznes
  • Lehtësira dhe Përjashtime
  • Institucioni
  • Njoftime
  • Kontakt

  • Programi i Transparencës
  • Libri jeshil
  • Newsletters

Institucioni

  • Rreth nesh
  • Organizimi
    • Drejtoria e Përgjthshme e Doganave
    • Trajnimet
    • Anëtarësimi në Organizma Ndërkombëtarë
  • Legjislacioni Doganor
    • Kodi Doganor
    • Dispozitat Zbatuese të Kodit Doganor
    • Dispozitat Zbatuese të shfuqizuara
    • Urdhra të përbashkët
    • Legjislacioni mbi Akcizen
    • Rregullore të brendshme
    • Marrëveshjet
    • Konventat dhe Protokollet
    • Terminologji
  • Projektet
    • Projekti i BB “Lehtësimi i tregtisë dhe transportit në Ballkanin
    • Projekti PEN-CP
    • Projekti COMOBILON
    • Projekte të realizuara
    • Projekti ADRIACUSTOMS
  • Aktivitete të Administratës Doganore
  • Publikime
    • Statistika
    • Publikime legjislacioni
    • Kartela Informative
    • Tarifat për kryerjen e shërbimeve të veçanta
  • Programi i Transparencës
    • Rreth Autoritetit
    • Kuadri Ligjor Rregullator
    • E drejta per tu informuar dhe ankuar
    • Mekanizmat monitorues dhe kontrollues që veprojnë mbi AP
    • Informacion mbi buxhetin e te dhënat financiare te Autoritetit publik
    • Informacion mbi procedurat e prokurimit, proçedurat konkuruese
    • Shërbimet që ofrohen nga Autoriteti Publik
    • Procedurat/mekanizmat për të dhënë mendime
    • Sistemi i mbajtjes dokumentacionit, llojet dhe format e dokumenteve
    • Regjistri i Kërkesave dhe Përgjigjeve
    • Ndihma Shoqërore/subvencione të dhëna nga AP
    • Informacione/dokumente që kërkohen me shpesh
    • Programi
    • Koordinatori për të drejtën e informimit
    • Procedurat Publike Konkuruese
  • Raporto Korrupsionin

Institucioni > Aktivitete të Administratës Doganore >

Administrata Doganore forcon bashkëpunimin ndërkombëtar në luftën kundër evazionit dhe paligjshmërisë

Tiranë, 29 Shtator 2026 - Drejtoria e Përgjithshme e Doganave, në kuadër të rritjes së efikasitetit të bashkëpunimit përmes shkëmbimit të informacionit dhe zbatimit të ligjit, ka ndërmarrë një proces verifikimi me administratën doganore italiane (ADM – Direzione Antifrode e Controlli), si dhe me institucionet e tjera ligjzbatuese brenda vendit.

Ky proces hetimor vjen në kuadër të intensifikimit të bashkëpunimit me autoritetet italiane në lidhje me shkëmbimin e informacionit mbi transaksionet e dyshimta, që pas analizës së riskut kanë përcjellë për verifikim një volum të lartë kërkesash për rimbursim të Tatimit mbi Vlerën e Shtuar dhe transaksionesh të kryera përmes skemave "tax free" (rimbursimit të TVSH-së) gjatë periudhës janar 2022 – korrik 2025.

Nga analiza e detajuar e të dhënave është evidentuar një shpeshtësi e lartë e transaksioneve, mungesë e burimeve të ligjshme të të ardhurave që të justifikojnë blerjet, si dhe mospërputhje në destinacionin e mallrave. Volumi i lartë i faturave (mesatarisht rreth 13 në muaj për secilin rast, me grupime deri në 9–11 fatura brenda një dite të vetme) i bën këto transaksione të dyshimta për përdorim personal.

Konkretisht, në qendër të këtij hetimi janë mbi 1,000 faturime individuale të ndara në dy raste, me një vlerë totale rreth dy milionë euro (respektivisht rreth 988,684 euro për rastin e parë dhe 1,033,338 euro për rastin e dytë).

Skema e dyshuar (modus operandi) konsiston në blerjen e mallrave në territorin italian, duke i deklaruar ato për përdorim personal dhe përfitimin e rimbursimit të TVSH-së përmes sistemeve "tax free". Me anë të këtij mekanizmi, dyshohet se një pjesë e këtyre mallrave janë futur në territorin e Republikës së Shqipërisë si kontrabandë për qëllime tregtare, pa kryer procedurat e detyrueshme të deklarimit të importit.

Materialet paraprake dhe gjetjet e këtyre hetimeve i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë.

Drejtoria e Përgjithshme e Doganave rikonfirmon vendosmërinë e saj për të bashkëpunuar ngushtë me autoritetet homologe ndërkombëtare dhe institucionet ligjzbatuese, me qëllim mbrojtjen e interesave financiare dhe goditjen e çdo forme të evazionit apo paligjshmërisë.

Drejtoria e Përgjithshme

Shiko vendndodhjen në hartë

Degët Doganore

Shiko vendndodhjen në hartë

Lidhje me Institucionet Kombëtare

  • Këshilli i Ministrave
  • Ministria e Financave dhe Ekonomisë
  • Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve
  • Qendra Kombëtare e Biznesit
  • Drejtoria e Përgjithshme e Policisë
  • Agjensia Kombëtare e Ushqimit
  • Qendra e Botimeve Zyrtare

Për denoncime

0800 22 22

Numër pa pagesë

Për stafin e doganave

Akseso Emailin
  • Dogana Digjitale
  • Individ
  • Biznes
  • Lehtësira dhe Përjashtime
  • Institucioni
  • Njoftime
  • Kontakt
  • Programi i Transparencës
  • Libri jeshil
  • Newsletters