HomeDogana DigjitaleSwitch to English
  • Individ
  • Biznes
  • Lehtësira dhe Përjashtime
  • Institucioni
  • Njoftime
  • Kontakt

  • Programi i Transparencës
  • Libri jeshil
  • Newsletters

Institucioni

  • Rreth nesh
  • Organizimi
    • Drejtoria e Përgjthshme e Doganave
    • Trajnimet
    • Anëtarësimi në Organizma Ndërkombëtarë
  • Legjislacioni Doganor
    • Kodi Doganor
    • Dispozitat Zbatuese të Kodit Doganor
    • Dispozitat Zbatuese të shfuqizuara
    • Urdhra të përbashkët
    • Legjislacioni mbi Akcizen
    • Rregullore të brendshme
    • Marrëveshjet
    • Konventat dhe Protokollet
    • Terminologji
  • Projektet
    • Projekti i BB “Lehtësimi i tregtisë dhe transportit në Ballkanin
    • Projekti PEN-CP
    • Projekti COMOBILON
    • Projekte të realizuara
    • Projekti ADRIACUSTOMS
  • Aktivitete të Administratës Doganore
  • Publikime
    • Statistika
    • Publikime legjislacioni
    • Kartela Informative
    • Tarifat për kryerjen e shërbimeve të veçanta
  • Programi i Transparencës
    • Rreth Autoritetit
    • Kuadri Ligjor Rregullator
    • E drejta per tu informuar dhe ankuar
    • Mekanizmat monitorues dhe kontrollues që veprojnë mbi AP
    • Informacion mbi buxhetin e te dhënat financiare te Autoritetit publik
    • Informacion mbi procedurat e prokurimit, proçedurat konkuruese
    • Shërbimet që ofrohen nga Autoriteti Publik
    • Procedurat/mekanizmat për të dhënë mendime
    • Sistemi i mbajtjes dokumentacionit, llojet dhe format e dokumenteve
    • Regjistri i Kërkesave dhe Përgjigjeve
    • Ndihma Shoqërore/subvencione të dhëna nga AP
    • Informacione/dokumente që kërkohen me shpesh
    • Programi
    • Koordinatori për të drejtën e informimit
    • Procedurat Publike Konkuruese
  • Raporto Korrupsionin

Institucioni > Aktivitete të Administratës Doganore >

Administrata Doganore përgatitet për zbatimin e Sistemit të Plumbçeve Elektronike E-Seals

Tiranë, 26 Shtator 2026 – Në kuadër të përgatitjeve për zbatimin e Sistemit të Plumbçeve Elektronike E-Seals, Administrata Doganore Shqiptare, në bashkëpunim me ALBTrace Co. sh.a., zhvilloi një trajnim teknik dhe operacional për punonjësit që do të angazhohen në përdorimin dhe monitorimin e sistemit të ri.

Trajnimi u fokusua në njohjen me funksionimin e sistemit, përdorimin dhe vendosjen e pajisjeve elektronike, si dhe monitorimin e transportit përmes platformës përkatëse. Krahas pjesës teorike, programi përfshiu edhe demonstrimin praktik të vendosjes së pajisjeve në autocisternë dhe simulimin e një udhëtimi të monitoruar, nga nisja deri në përfundimin e tij, si pjesë e fazës përgatitore dhe testuese përpara përdorimit operacional të sistemit.  

E-Seals përbën një risi në mënyrën e kontrollit doganor të transporteve të karburanteve, duke kombinuar plumbosjen elektronike të pikave të aksesit të autocisternës me gjurmimin dhe monitorimin e mjetit gjatë lëvizjes. Përmes sistemit, informacioni mbi pozicionin e transportit, statusin e plumbçeve dhe ngjarjet e regjistruara gjatë udhëtimit transmetohet në një platformë qendrore, duke u mundësuar strukturave të autorizuara të Administratës Doganore monitorimin, kontrollin dhe vlerësimin e rasteve, me mbështetjen teknike të ALBTrace për funksionimin dhe administrimin e sistemit.

Ndryshe nga plumbosja tradicionale, sistemi elektronik krijon mundësinë që transporti të ndiqet përgjatë itinerarit, nga pika e nisjes deri në destinacion, duke rritur nivelin e kontrollit dhe gjurmueshmërisë. E-Seals mundëson gjithashtu evidentimin e ngjarjeve që kërkojnë verifikim, si ndërhyrjet në plumbçe, devijimet nga itinerari i përcaktuar, ndalesat e paautorizuara apo humbja e komunikimit.

Një tjetër element i rëndësishëm është ruajtja e historikut elektronik të transportit dhe e veprimeve të kryera në sistem, duke krijuar një evidencë të plotë nga momenti i vendosjes dhe aktivizimit të plumbçeve deri në mbërritjen në destinacion dhe përfundimin e transportit.

Futja e Sistemit E-Seals përfaqëson një tjetër hap në modernizimin dhe digjitalizimin e proceseve doganore, me synim forcimin e kontrollit, rritjen e sigurisë dhe përmirësimin e gjurmueshmërisë së transporteve të karburanteve nën mbikëqyrje doganore.

Drejtoria e Përgjithshme

Shiko vendndodhjen në hartë

Degët Doganore

Shiko vendndodhjen në hartë

Lidhje me Institucionet Kombëtare

  • Këshilli i Ministrave
  • Ministria e Financave dhe Ekonomisë
  • Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve
  • Qendra Kombëtare e Biznesit
  • Drejtoria e Përgjithshme e Policisë
  • Agjensia Kombëtare e Ushqimit
  • Qendra e Botimeve Zyrtare

Për denoncime

0800 22 22

Numër pa pagesë

Për stafin e doganave

Akseso Emailin
  • Dogana Digjitale
  • Individ
  • Biznes
  • Lehtësira dhe Përjashtime
  • Institucioni
  • Njoftime
  • Kontakt
  • Programi i Transparencës
  • Libri jeshil
  • Newsletters