Institucioni > Aktivitete të Administratës Doganore >
Tiranë, 19 Shtator 2026 - Bordi i Transparencës dhe Kufizimit të Përkohshëm të çmimeve të tregtimit me shumicë/pakicë të nënprodukteve të naftës dhe të gazit ka miratuar vendimin nr. 1, datë 19.09.2026, për përcaktimin e çmimeve tavan të tregtimit me shumicë dhe pakicë të gazoilit dhe benzinës.
Në zbatim të metodologjisë së përcaktuar në legjislacionin në fuqi dhe në kushtet e ndryshimit të çmimit të gazoilit, Bordi ka rillogaritur çmimet tavan, duke marrë në konsideratë edhe nivelin e reduktuar të akcizës për gazoilin, të përcaktuar në Aktin Normativ nr. 1, datë 03.04.2026.
Për datën 19.09.2026, çmimet tavan të miratuara janë:
Shitja me shumicë:
Shitja me pakicë:
Sipas vendimit, për gazoilin zbatohet niveli i reduktuar i akcizës prej 31.50098 lekë/litër, ndërsa për benzinën vijon të zbatohet niveli i plotë i akcizës prej 39.376230 lekë/litër.
Çmimet e miratuara reflektojnë metodologjinë e përcaktuar në ligjin nr. 8450, datë 24.02.1999, të ndryshuar, duke marrë në konsideratë çmimet e nënprodukteve në bursë, të publikuara nga agjencia ndërkombëtare “S&P Global Platts”, detyrimet doganore dhe tatimore të aplikueshme, si dhe marzhet bruto maksimale të tregtimit.
Asnjë operator ekonomik nuk mund t’i tregtojë këto nënprodukte mbi çmimet tavan të miratuara nga Bordi, ndërsa operatorët ekonomikë janë të lirë t’i tregtojnë ato me çmime më të ulëta.
Vendimi hyn në fuqi më datë 19.09.2026, ora 16:00, dhe mbetet në fuqi deri në një njoftim të dytë të Bordit. Ai është i detyrueshëm për të gjitha shoqëritë që tregtojnë me shumicë dhe pakicë produktet dhe nënproduktet e naftës dhe gazit.