Institucioni > Aktivitete të Administratës Doganore >
Tiranë, 30 Korrik 2026 - Në vijim të takimeve të zhvilluara në Drejtorinë e Përgjithshme të Doganave, delegacioni i Shërbimit Doganor të Republikës së Moldavisë, i kryesuar nga Drejtori i Përgjithshëm, z. Radu Vrabie, zhvilloi vizita pune në Degën Doganore Durrës dhe në Degën Doganore Kakavijë.
Në Durrës, delegacioni u njoh me organizimin e punës në terminalet e Portit, proceset e kontrollit doganor dhe përdorimin e teknologjisë në funksion të sigurisë dhe lehtësimit të tregtisë, përfshirë edhe kapacitetet e skanimit të mallrave.
Ndërsa në Kakavijë, një nga pikat më të rëndësishme kufitare të vendit, përfaqësuesit e Administratës Doganore Moldave u njohën nga afër me procedurat e punës, menaxhimin e flukseve dhe zbatimin praktik të proceseve doganore.
Vizitat në terren shërbyen si një mundësi për shkëmbimin e përvojave dhe praktikave më të mira ndërmjet dy administratave doganore, duke vijuar bashkëpunimin e nisur në kuadër të Takimit të Parë të Nivelit të Lartë Shqipëri–Moldavi mbi modernizimin e sistemeve doganore, me mbështetjen e UNCTAD përmes Programit ASYCUDA.
Me këto aktivitete u përmbyll vizita e punës e delegacionit moldav në Shqipëri, e fokusuar në forcimin e bashkëpunimit teknik dhe institucional, si dhe në shkëmbimin e eksperiencave për modernizimin e administratave doganore.