HomeDogana DigjitaleSwitch to English
  • Individ
  • Biznes
  • Lehtësira dhe Përjashtime
  • Institucioni
  • Njoftime
  • Kontakt

  • Programi i Transparencës
  • Libri jeshil
  • Newsletters

Institucioni

  • Rreth nesh
  • Organizimi
    • Drejtoria e Përgjthshme e Doganave
    • Trajnimet
    • Anëtarësimi në Organizma Ndërkombëtarë
  • Legjislacioni Doganor
    • Kodi Doganor
    • Dispozitat Zbatuese të Kodit Doganor
    • Dispozitat Zbatuese të shfuqizuara
    • Urdhra të përbashkët
    • Legjislacioni mbi Akcizen
    • Rregullore të brendshme
    • Marrëveshjet
    • Konventat dhe Protokollet
    • Terminologji
  • Projektet
    • Projekti i BB “Lehtësimi i tregtisë dhe transportit në Ballkanin
    • Projekti PEN-CP
    • Projekti COMOBILON
    • Projekte të realizuara
    • Projekti ADRIACUSTOMS
  • Aktivitete të Administratës Doganore
  • Publikime
    • Statistika
    • Publikime legjislacioni
    • Kartela Informative
    • Tarifat për kryerjen e shërbimeve të veçanta
  • Programi i Transparencës
    • Rreth Autoritetit
    • Kuadri Ligjor Rregullator
    • E drejta per tu informuar dhe ankuar
    • Mekanizmat monitorues dhe kontrollues që veprojnë mbi AP
    • Informacion mbi buxhetin e te dhënat financiare te Autoritetit publik
    • Informacion mbi procedurat e prokurimit, proçedurat konkuruese
    • Shërbimet që ofrohen nga Autoriteti Publik
    • Procedurat/mekanizmat për të dhënë mendime
    • Sistemi i mbajtjes dokumentacionit, llojet dhe format e dokumenteve
    • Regjistri i Kërkesave dhe Përgjigjeve
    • Ndihma Shoqërore/subvencione të dhëna nga AP
    • Informacione/dokumente që kërkohen me shpesh
    • Programi
    • Koordinatori për të drejtën e informimit
    • Procedurat Publike Konkuruese
  • Raporto Korrupsionin

Institucioni > Aktivitete të Administratës Doganore >

Administratat Doganore të Shqipërisë dhe Moldavisë thellojnë bashkëpunimin për modernizimin e sistemeve

Tiranë, 28 Korrik 2026 - Drejtori i Përgjithshëm i Doganave, z. Besmir Beja, priti në një takim Drejtorin e Përgjithshëm të Shërbimit Doganor të Republikës së Moldavisë, z. Radu Vrabie, i cili ndodhet në Shqipëri në kuadër të një vizite pune të organizuar me mbështetjen e Konferencës së Kombeve të Bashkuara për Tregtinë dhe Zhvillimin (UNCTAD), përmes Programit ASYCUDA.

Në takim morën pjesë delegacionet e të dy administratave doganore, si edhe përfaqësues të UNCTAD, të cilët diskutuan mbi prioritetet e përbashkëta për modernizimin e sistemeve të teknologjisë së informacionit, harmonizimin me standardet e Bashkimit Europian dhe forcimin e bashkëpunimit ndërinstitucional.

Vizita zhvillohet në kuadër të Takimit të Parë të Nivelit të Lartë Shqipëri–Moldavi mbi modernizimin e teknologjisë së informacionit doganor përmes platformës ASY5 EU, një nismë që synon të mbështesë vendet kandidate për anëtarësim në Bashkimin Europian në procesin e transformimit dixhital të administratave doganore.

Gjatë takimit, Drejtori i Përgjithshëm i Doganave, z. Besmir Beja, vlerësoi rëndësinë e bashkëpunimit ndërmjet dy administratave doganore, duke theksuar se shkëmbimi i përvojave dhe ekspertizës kontribuon në përshpejtimin e reformave dhe harmonizimin me standardet e Bashkimit Europian. Nga ana e tij, Drejtori i Përgjithshëm i Shërbimit Doganor të Republikës së Moldavisë, z. Radu Vrabie, shprehu vlerësimin për progresin e Administratës Doganore Shqiptare në procesin e modernizimit dhe interesin për të thelluar bashkëpunimin teknik dhe institucional në fusha me interes të përbashkët.

Gjatë takimit u prezantuan zhvillimet më të fundit të Administratës Doganore Shqiptare në fushën e teknologjisë së informacionit, si dhe u diskutuan hapat e ndërmarrë për zbatimin e sistemeve të reja të Bashkimit Europian, përfshirë ASY5, Sistemin e Ri të Kompjuterizuar të Tranzitit, NCTS Faza 6 (Opt-in), Sistemin e Vendimeve Doganore (Customs Decisions System), platformat për tregtinë elektronike (E-Commerce) dhe nisma të tjera që mbështesin lehtësimin e tregtisë dhe rritjen e efikasitetit të procedurave doganore.

Diskutimet u fokusuan gjithashtu në sfidat dhe praktikat më të mira të zbatimit të projekteve të modernizimit, si dhe në mundësitë për zgjerimin e bashkëpunimit teknik ndërmjet dy administratave në kuadër të procesit të integrimit europian.

Programi do të vijojë në ditët në vijim me vizita pune në Degën Doganore Durrës, si dhe në Degën Doganore Kakavijë, ku delegacioni moldav do të njihet nga afër me organizimin e punës, infrastrukturën dhe zbatimin praktik të proceseve doganore.

Drejtoria e Përgjithshme

Shiko vendndodhjen në hartë

Degët Doganore

Shiko vendndodhjen në hartë

Lidhje me Institucionet Kombëtare

  • Këshilli i Ministrave
  • Ministria e Financave dhe Ekonomisë
  • Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve
  • Qendra Kombëtare e Biznesit
  • Drejtoria e Përgjithshme e Policisë
  • Agjensia Kombëtare e Ushqimit
  • Qendra e Botimeve Zyrtare

Për denoncime

0800 22 22

Numër pa pagesë

Për stafin e doganave

Akseso Emailin
  • Dogana Digjitale
  • Individ
  • Biznes
  • Lehtësira dhe Përjashtime
  • Institucioni
  • Njoftime
  • Kontakt
  • Programi i Transparencës
  • Libri jeshil
  • Newsletters